SHKARKO PREZENTIMIN
SHQIP | ENGLISH
SHIKO PREZENTIMIN
Kėrkohet Adobe Flash Player
Trepēa ėshtė minierė e?
Cu - Pb
Pb - Zn
Pb - Ag
Pb - Zn - Au

UNDP rehabiliton deponinë e sterilit në Artanë



Në kuadrin e programit të UNDP-së për rehabilitimin e “pikave të nxehta mjedisore” në Kosovë, është rehabilituar deponia e sterilit në Artanë. Me këtë rastë, në Artanë është organizuar një ceremoni rasti për inaugurimin e këtij projekti, në të cilën morën pjese: Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit z. Mahir Yaggjillar me stafin e tij, përfaqësuesit e UNDP-së në krye me drejtorin e saj z. Parviz Fartash, përfaqsues të ambasadës së Mbretërisë Holandeze, të prirë nga z. Mr. Carel Brands, menaxheri i ndërmarrjes Trepça z. Ferat Shala me një grup të stafit të kësaj ndërmarrje etj.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës z. Mahir Yaggjillar duke iu drejtuar të pranishmëve të kësaj ceremonie theksoi: “ Se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministria që drejton ai është e përkushtuar për ruajtjen e mjedisit duke iniciuar dhe përkrahur projekte të tilla edhe në të ardhmen”. Ai falënderoi donatorët dhe implementuesit e këtij projekti. Po ashtu, ai theksoi nevojën e një kujdesi të shtuar ndaj mjedisit, “sepse pasojat e ndotjes kanë një kosto të lartë financiare” theksoi mes tjerash ai.

Ndërkaq, në fjalimet e tyre z. Parviz Fartash, drejtor i UNDP-së për Kosovë dhe z. Mr. Carel Brands, përfaqësues i ambasadës së Mbretërisë së Holandës, theksuan nevojën e mbështetjes edhe më tej të Kosovës në fusha të ndryshme, e veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit.

Ky projekt, është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Holandës, është implementuar nga UNDP. Kjo është pjesë e projektit për rregullimin e deponive të ndërmarrjes Trepça, që janë grumbulluar gjatë veprimtarisë minerare e industriale të kësaj ndërmarrje. Ky është projekti i tretë që realizohet nga këta organizma ndërkombëtar, për të zvogëluar shkallën e ndotjes nga mbetjet minerare e metalurgjike.

Stoku i sterilit ka qenë i deponuar përreth lumit të Marecit duke e ndotur atë përtej mase. Nga UNDP aty është ndërtuar një argjinaturë prej argjile në gjatësi prej 348 m, ndërkaq pjesa e sipërme është rrafshuar dhe mbuluar me një shtresë dheu e mbjellë me barë. Projekti ka filluar para tre vjetësh me një kosto financiare prej 1.700.000 euro.


Në Minierën e Stantërgut ndërroj jetë Bedri Sadriu



Në Minierën me Flotacion në Stantërg sot me datë 12.08.2010, ditë e enjte në ora 11:50 në horizontin e 10, punishtja 141, gjatë mbushjes së vrimave me eksplozivë ka rënë një bllok me xehe, me çrast ka mbetur i vdekur tekniku i xehetarisë me kualifikim të lartë, minatori Bedri (Osman) Sadriu, baba i dy fëmijëve i lindur me 28.06.1962 në fshatin Bistricë Komuna e Albanikut, i ndjeri ishte banues në rrugën Oso Kuka në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe organet e hetuesisë bashkë me prokurorin si edhe inspektoret e mbrojtjes ne punë bashkë me inspektor të KPMM, për ti pare rrethanat e ngjarjes.


Ekspert turq për pasurimin e mineraleve sjellin përvojën e tyre në Kishnicë



Muaj më parë, ndërmarrja Trepça dhe kompania turke Karmin-Karadeniz nga Stambolli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për studimin e deponive të sterileve minerare. Kompania turke ka bë bërë shpime nëpër këto deponi sterilesh dhe ka marrë mostra të shumta për t’i analizuar në laborator të ndryshëm ndërkombëtarë. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi është edhe ardhja e një grupi ekspertësh të fushës së pasurimit të mineraleve nga Turqia, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Uzinën e Pasurimit në Kishnicë.

Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh studimin e fizibilitetit të sterileve të minierës së Artanës, përcaktimin e përmbajtjes kimike e granulometrike të këtyre mbetjeve minerare etj. Ky projekt është në fazën përfundimtare dhe priten të arrijnë analizat nga laboratorët e: Turqisë, Afrikës së Jugut dhe atij të ndërmarrjes Trepça në Kishnicë. Mbi bazën e rezultateve të këtyre analizave, sipas marrëveshjes, kompania turke Karmin-Karadeniz dhe ndërmarrja Trepça do të hartojnë projektin për riciklimin e këtyre mbetjeve, nëse këto plotësojnë parametrat ekonomik të rentabilitetit. Ndërkaq, nëse nuk i plotësojnë këta parametra, atëherë do të bëhen projekte për rehabilitimin e këtyre mbetjeve në përputhje me standardet bashkëkohore të Bashkimit Evropian.

Për kryerjen e këtij studimi janë bërë gjithsej 66 shpime të thella me gjatësi të tërësishme 956m. Në deponinë e sterilit nr.1 në Marec janë realizuar 30 shpime të thella me bërthamë dhe spirale, 10 shpime janë kryer në deponinë e sterilit nr.2 të Marecit, 30 shpime në deponinë e sterilit të Kishnicës afër lokalitetit të Graqanicës. Tash së fundi janë bërë edhe 10 shpime në deponinë aktuale, ku bëhet hedhja e sterilit që del nga procesi i pasurimit në Flotacionin e minierave të Kishnicës dhe Artanës.

Nga të gjitha këto shpime, janë marrë mostra për analiza të cilat janë analizuar në laboratorin e Kishnicës. Ndërsa kompania Karmin-Karadeniz, ka marrë përsipër që të bëjë analizat kimike në disa laboratorë ndërkombëtarë të specializuara për këto studime, si: ne Stamboll, Afrikë dhe Kanada.

Kompania Karmin-Karadeniz, këto ditë, në kuadër të këtij bashkëpunimi, ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në procesin e flotimit (pasurimit) të xehes. Në Uzinën e Pasurimit të xehes në Kishnicë, këto ditë po qëndrojnë ekspert të shquar turq të kësaj lëmie. Ardhja e këtyre ekspertëve ka për qëllim: shkëmbimin e përvojave profesionale për pasurimin e xeherorëve sa me më efektivitet, pastaj, gjetjen e metodave optimale për trajtimin e xehes së Artanës, sepse xehja e kësaj miniere karakterizohet me një proces të ndërlikuar të pasurimit për pajisjet teknologjike të viteve të ’60-ta, me të cilat punon fabrika. “Ky proces do te vazhdoj deri në fund të kësaj jave dhe do të ndikoi drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së koncentrateve të Pb-Zn, në zvogëlimin e humbjeve gjatë procesit të pasurimit dhe zvogëlimin e shpenzimeve”, thotë z. Bislim Fetahu, drejtor i Uzinës së Pasurimit në Kishnicë. Pas përfundimit të këtij procesi, ekspertet e Departamentit të Minierës me flotacion në Kishnice dhe Artanë dhe ata të kompanisë turke Karmin-Karadeniz, do t’i analizojmë rezultatet e arritura nga procesi teknologjik, siç është: thërrmimi, transporti në shirita, bluarja dhe aktivizimi i reaktivëve në veçimin e koncentrateve të Pb dhe Zn etj.

Për t’u njohur për së afërmi me ecurinë e këtij procesi teknologjik, menaxheri i kompanisë turke Karmen-Karadeniz nga Stambolli, z. Selim Shenkal, vizitoi Uzinën e Pasurimit në Kishnicë dhe u nda i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit të ekspertëve së kompanisë që udhëheqë ai dhe atyre të ndërmarrjes Trepça. “Ky është projekti i parë që po realizojmë me Trepçën dhe synimet tona janë që t’i zgjerojmë aktivitetet tona në fushën e biznesit në Kosovë. Për këtë qëllim, ne kemi hapur këtu një filialë të kompanisë sonë dhe shpresojmë se do të realizojmë shumë projekte me interes të përbashkët”, deklaroi pas vizitës z. Shenkal.


Delegacioni i Trepçës viziton minierën me flotacion Sasa në Maqedoni



Me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të kompanisë Metso Minerals me seli në Shkup, z. Viktor Sotarovski, delegacioni i përbërë nga z. Ferat Shala, menaxher i ndërmarrjes Trepça, drejtorët e minierave Stantërg dhe Artanë: z. Beqir Maliqi, z. Selim Frangu dhe z. Halil Qela, këshilltar i menaxherit, kanë qëndruar një ditë në minierën me flotacion Sase në jug-lindje të Maqedonisë.

Gjatë vizitës në këtë minierë nëntokësore, vizitorët nga Mitrovica u njohën me metodat e eksploatimit të xehes, hapjen e horizonteve të reja, gjeologjinë e trupave xeheror, largimin e ujërave nëntokësor etj. Më pas, vizita ka vazhduar në fabrikën e pasurimit-flotacionin, ku kompania Metso Minerals ka ndërruar sistemin e flotimit nga ai i hapur, siç janë tash në Trepçë, në një sistem të mbyllur dhe plotësisht të digjitalizuar dhe funksional, përmes sistemit automatik të furnizimit me reagensë kimik. Ky ndërrim i sistemit, ka bërë të mundur që të rritet përqindja e metalit në koncentrat mbi 10% në krahasim me metodën e mëhershme. Ata, po ashtu, kanë vizituar edhe repartin e tharjes, i cili në mënyrë automatike lejon të kaloj vetëm koncentrati i cili ka lagështirë nën 6%.

Veç tjerash, delegacioni nga Kosova u njoh edhe me kushtet e punëtorëve, mbrojtjen e ambientit, deponit e sterilit etj.


Lajme të tjera - Arkiva