MSHP ndihmon në rimëkëmbjen e Trepçës
MSHP ndihmon në rimëkëmbjen e Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2009-02-10 11:47:25

Në kuadër të javës së minatorëve, sot u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Shërbimeve Publike dhe ndërmarrjes Trepça. Kjo Ministri mori zotimin që ta ndihmojë këtë ndërmarrje në ofrimin e plotë të teknologjisë informative. "Ne dëshirojmë që Trepça të menaxhohet në mënyrë moderne me metoda bashkëkohore, duke pasur një sistem elektronik të dhënave", tha ministri Arsim Bajrami. Me nënshkrimin e marrëveshjes, Qeveria e Kosovës është zotuar që të ndihmojë në rimëkëmbjen e plotë të gjigantit kosovar Trepça, duke pasur parasysh edhe rolin historik që kanë pasur minatorët në rrjedhat politike.

Drejtori menaxher i ndërmarrjes Trepça, Ferat Shala, tha se kjo marrëveshje është një sinjal i fuqishëm që institucionet e Qeverisë së Kosovës, po ofrojnë bashkëpunimin dhe asistencën në fushën e teknologjisë informative, që është shumë e nevojshme për ndërmarrjen. Sipas drejtorit Shala, 20 vjetori i grevës së minatorëve, i gjen minatorët kosovarë në punishte, në fronte pune, si dhe në asistencë sociale.

MSHP ndihmon në rimëkëmbjen e Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi