PTK ndihmon ndërmarrjen Trepça
PTK ndihmon ndërmarrjen Trepça
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2009-06-03 10:36:59

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka përmbushur sot edhe një obligim tjetër social që ka ndaj shoqërisë kosovare si kompania më profitabile në vend. Me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, prof.dr. Shyqyri Haxha dhe me miratimin nga Bordi i Drejtorëve të PTK Sh.A., kompleksit xehetaro-metalurgjik, sot i është ndarë një donacion në vlerë prej 80 mijë euro, për përmirësimin e kushteve dhe ushqimit të punëtorëve dhe rregullimin e mensave në minierat Kishnicë dhe Stantërg. Gjithë këto ndihma i janë dhënë ndërmarrjes "Trepça", që ta bëjnë më të lehtë kapërcimin e gjendjes së vështirë në këtë ndërmarrje. Kjo ndihmë e vogël financiare, por madhore në aspektin social dhe shoqëror, vjen pas vizitës që Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.A., prof.dr.Shyqyri Haxha i ka bërë ndërmarrjes "Trepça".

Dr.Haxha është shprehur i lumtur, që krahas afarizmit shumë të sukseshëm nëpër të cilin po kalon PTK-ja, me kontributin e madh në buxhetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si tatim paguesja më e madhe, po ndihmon dhe kontribuon edhe në aspektin social e shoqëror. Posta dhe Telekomi i Kosovës, po ndan sot një donacion për ndërmarrjen që dikur ka qenë krenaria e vendit, krenari e cila shpresojmë shumë se do ti kthehet kësaj ndërmarrjeje. Por, sot kjo ndërmarrje ka nevojë për ndihmë dhe PTK po i ndihmon, që minatorët të kenë kushte më të mira, së paku për kohën kur ata pushojnë, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i PTK Sh.A., prof.dr. Shyqyri Haxha pas takimit me Drejtorin Menaxhues të ndërmarrjes "Trepça", z. Ferat Shala.

Nga ana tjetër, Drejtori Menaxhues i "Trepçës", z.Ferat Shala, ka falënderuar Kryeshefin Ekzekutiv të PTK-së, për kujdesin që po tregon për të gjitha shtresat e shoqërisë, ndërsa ndihmën e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për minatorët. 80 mijë euro, të ndara nga PTK-ja, janë shumë të rëndësishme dhe do të reflektojnë në punën e përditshme të minatorëve. Kjo ndihmë do të përmirësojë kushtet e punës së minatorëve në kohën e pushimit, në kohën kur të lodhur dalin nga miniera dhe drekojnë apo pushojnë. Këto mjete do të përdorën pikërisht që minatorët sërish ta ndiejnë vetën krenar se janë minatorë të ndërmarrjes "Trepça", ka pohuar Drejtori Menaxhues i Trepçës, z. Ferat Shala. Përveç kësaj, "Trepçës", i është shlyer borxhi i telefonisë fikse në vlerë prej 14 mijë euro, me vendim të Bordit të Drejtorëve dhe i është dhënë gjithashtu donacion një autoveturë

PTK ndihmon ndërmarrjen Trepça
Postime të ngjajshme
Fillimi