Implementohet faza e parë e donacionit të PTK-së
Implementohet faza e parë e donacionit të PTK-së
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2009-10-23 10:25:30

Kohë më parë, Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), ndau 80.000 euro donacion për ndërmarrjen Trepça, të cilat do të shpenzoheshin në dy këste, me nga 40.000 euro secila. Deri më tash, është shpenzuar kësti i parë prej 40.000 euro, për përmisimin e kushteve të punëtorëve, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen mes PTK-së dhe Trepçës.

Këto mjete janë shpenzuar në mënyrë racionale për përmisimin e ushqimit të punëtorëve në Stantërg, Kishnicë dhe Artanë. Pastaj, renovimi i objekteve të mensave, banjove etj. të punëtorëve nëpër këto njësi. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave janë shpenzuar për mjete mbrojtëse në punë. Kështu që, ky donacion ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në rritjen e cilësisë së kushteve për punë. Gjatë ditëve të ardhshme, nga PTK-ja do të akordohet edhe pjesa e dytë e këstit, që po ashtu është 40.000 euro, dhe do të shpenzohet për rregullimin e infrastrukturës së objekteve që i shfrytëzojnë punëtorët dhe për përmisimin e mëtejmë të kushteve të përgjithshme të punës.

Implementohet faza e parë e donacionit të PTK-së
Postime të ngjajshme
Fillimi