Shefi i Euleksit, Yves de Kermabon viziton kompleksin Trepçës
Shefi i Euleksit, Yves de Kermabon viziton kompleksin Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2009-10-21 10:32:10

Më 21 tetor 2009, në ndërmarrjen Trepça ishte për vizitë shefi i Euleksit Yves de Kermabon. Në zyrat e menaxhmentit të ndërmarrjes ai u prit nga menaxheri i ndërmarrjes z. Ferat Shala dhe stafi i tij. Fillimisht, menaxheri e informoi mysafirin e lartë për gjendjen në të cilën ndodhet ndërmarrja. Po ashtu, menaxheri i sqaroi z. Kermabon për vështirësitë me të cilat po përballet ndërmarrja, siç janë: teknologjia e vjetër, problemet sociale, mosha e vjetër e punëtorëve, mungesa e bazës juridike, që për pasoj ka mos definimin e statusit të ndërmarrjes. Ai kërkoi nga z. Kermabon, që në kuadër të kompetencave që ka, të ndikoi në përshpejtimin e miratimin të ligjeve që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin dhe ristrukturimit e ndërmarrjes Trepça, konform kërkesave të ekonomisë së tregut. Më pas, z. Kermabon i shoqëruar nga menaxheri i ndërmarrjes dhe stafi i tij, kanë hyrë në minierën e Stantërgut, në horizontin e dhjetë të saj, ku për së afërmi shefi i Euleksit është njohur me punën që bëhet në galeritë e minierës, por edhe me vështirësitë me të cilat përballen punonjësit e minierës.

Në vazhdim, z. Kermabon ka vizituar muzeun e kristaleve në Stantërg dhe është impresionuar me bukuritë e kristaleve të Trepçës. Ndërkaq, menaxheri i ndërmarrjes z. Ferat Shala, e ka njoftuar mysafirin se ka filluar ndërtimi i muzeut të ri të kristaleve, projekt ky i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria energjisë dhe Minierave dhe ndërmarrja Trepça. Shefi i Euleksit e ka përkrahur dhe inkurajuar menaxherin e Trepçës për punën që ka bërë në ndërmarrje dhe ka treguar gatishmërinë e tij, që në kuadër të kompetencave që ka, ta përkrah në punën e mëtejme për ristrukturimin dhe drejtimin e ndërmarrjes.

Shefi i Euleksit, Yves de Kermabon viziton kompleksin Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi