Nisë ndërtimi i muzeut të kristaleve
Nisë ndërtimi i muzeut të kristaleve
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2009-11-13 10:20:54

Këto ditë ka filluar ndërtimi i muzeut të kristaleve në Stantërg. Ky objekt do të ndërtohet me mjetet financiare (rreth 500.000 euro) të: Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe ndërmarrjes Trepça. Objekti i vjetër i muzeut, në të cilin ndodhen aktualisht kristalet e Trepçës, është shumë i dëmtuar dhe nuk i plotëson kushtet as për së afërmi për të qenë objekt muzeal. Muzeu që po ndërtohet, do të jetë objekt i standardeve bashkëkohore dhe do të ketë një hapësirë prej 450 metër katror.

Të gjitha eksponatet (kristalet) që do të vendosen do të jenë të digjitalizuar me një kodë të veçantë për secilin kristal. Po ashtu, muzeu do të ketë sistem të sigurisë së lartë: kamera vëzhguese, sisteme të alarmit etj. Punët për ndërtimin e objektit po i kryen kompania Alb-Arqitekt së bashku me firmën Albini si nën-kontraktore. Pritet që muzeu i ri të jetë i gatshëm për vizitorë, kah gjysma e parë e vitit që vjen.

Nisë ndërtimi i muzeut të kristaleve
Postime të ngjajshme
Fillimi