Menaxhmenti dhe minatorët e Trepçës vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë

Në kuadër të javës së minatorëve menaxhementi dhe punëtoret e Trepçës vizituan kazermën e FSK-së në Mitrovicë me ç'rast u priten nga Komandanti i FSK-së nënkolonel Bekim Osmani. Minatorët e Trepçës i dhanë mbështetje të plotë dhe përgëzuan FSK-në përmes komandantit të tyre për të arriturat e deritanishme duke rikujtuar faktin se nuk mund të paramendohet shënimi i asnjë date dhe ngjarje pa i kujtuar të gjithë ata burra e gra që luftuan në uniformën e UÇK-së në mënyrë që shteti i pavarur dhe sovran të jetë i kompletuar edhe me ushtrinë e vet.

Nënkolonel Bekim Osmani duke i uruar minatorët për javën e tyre theksojë se FSK-ja është shumë falënderuese për mbështetjen morale të ofruar nga të gjitha shtresat e shoqërisë, ndërsa kjo mbështetje bëhet edhe më e veçantë kur vije nga luajt e nëntokës.

Menaxhmenti dhe minatorët e Trepçës vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë
Postime të ngjajshme
Fillimi