Minatorët e Trepçës nderojnë dëshmoret e kombit
Minatorët e Trepçës nderojnë dëshmoret e kombit
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-02-23 14:14:19

Më 23 shkurt minatorët e Trepçës së bashku me menaxhmentin e Trepçës në kuadër të 21 vjetorit të grevës së madhe të minatorëve të Trepçës nderuan dëshmoret e kombit duke vënë kurora lulesh në mënyrë të organizuar tek shtatoret e Mehë Ukës, Avni Haradinaj, Shemsi Ahmeti, Safet Boletini, Artim Jashari, Avni Dedia pastaj edhe në varreza të dëshmorëve të kombit në Shipol të Mitrovicës si dhe në Varrezat e Dëshmorëve të kombit në Prekaz tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari. Gjatë këtyre vizitave dhe vendosjes së kurorave me lule u mbajt nga një minutë heshtje në shenjë të përkujtimit të sakrificës sublime të veprave të tyre.

Familjaret e dëshmorëve të kombit të pranishëm falënderuan minatorët për kujdesin që po tregojnë ndaj dëshmorëve duke përkujtuar sakrificën e tyre për liri e pavarësi në ngjarjet historike të lavdishme siç është kjo e grevës së madhe të minatorëve të vitit 1989.

Minatorët e Trepçës nderojnë dëshmoret e kombit
Postime të ngjajshme
Fillimi