Menaxheri i Trepçës takoi përfaqësuesit e Japan International Cooperation Agency
Menaxheri i Trepçës takoi përfaqësuesit e Japan International Cooperation Agency
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-03-17 14:34:26

Në ambientet e menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça, në Mitrovicë, Z.Ferat Shala me bashkëpunëtor priti në një takim përfaqësuesit e JICA (Japan International Cooperation Agency), Zëvendës Drejtorin Issei Aokime, Ikuo Mori nga Divizioni i Menaxhimit të Mjedisit, si dhe Yumi Yasuda këshilltare në JICA.

Menaxheri Shala pasi bëri prezantimin e gjendjes aktuale të ndërmarrjes Trepça u fokusua në problematikat ambientale të cilat janë të trashëguara nga veprimtaritë e mëparshme të kombinatit Trepça në tërësi. Gjatë këtij takimi në veçanti janë shqyrtuar mbetjet në Parkun Industrial të Mitrovicës të cilat paraqesin rrezik potencial për shëndetin e popullatës vendase.

Përfaqësuesit e JICA-së pasi falënderuan për prezantimin e gjendjes aktuale, ata po ashtu bën një prezantim të profilit të JICA-se duke theksuar se JICA është agjencia më e madhe në botë për sa i përket ndihmës për zhvillim bilateral.

Që të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e rehabilitimit të këtyre pikave potenciale për ndotjen e ambientit në Mitrovicë dhe rrethinë.

Menaxheri i Trepçës takoi përfaqësuesit e Japan International Cooperation Agency
Postime të ngjajshme
Fillimi