Delegacioni i Trepçës në vizitë zyrtare në Turqi
Delegacioni i Trepçës në vizitë zyrtare në Turqi
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-04-06 14:43:18

Me datën 29.03.2010 në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Turqisë në Hotelin Dedeman të Stambollit, morri pjesë edhe një delegacion nga ndërmarrja Trepça udhëhequr nga Menaxheri Ferat Shala. Delegacioni gjatë qëndrimit në Turqi u takua me shumë kompani Turke të cilat ishin të interesuara për fushën e minierave si dhe atë të Metaleve.

Nën organizimin e firmës KARMINE Karadeniz nga Stambolli delegacioni vizitojë edhe selinë e kompanisë me çrast u pritën nga pronari i kompanisë z. Dogan Karadeniz dhe drejtori gjeneral z. Selim Senkal. Në një takim miqësor dhe shumë të përzemërt u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit për analizat kimike të djerrinave të Artanës.

Në kuadër të kësaj vizite delegacioni ishte i pranishëm edhe në Universitetin Teknik të Stambollit përkatësisht fakultetin e Minierave. Gjatë vizitës së këtij Universiteti delegacioni u informua me mundësit e këtij fakulteti për analiza kimike dhe përpunimin e lëndëve të para minerale. Prof. Dr. Alim Gul, Prof.Dr. Ali Haydar Gultekin dhe Prof. Dr.Gulay Bulut, bënë një elaborim të punës së këtij universiteti si dhe të laboratorëve. Në shoqërim të Z.Ugur Soku drejtor gjeneral i kompanisë, delegacioni vizitoj impiantet e anije ndërtimtarisë, pronë e kësaj kompanie me ç'rast u vizitua një model i veçantë i anijes ku ishin të vendosura pajimet për prodhimin e energjisë nga mbetjet e rafinerive të naftës.

Në Selende delegacioni vizitoje edhe flotacionin dhe laboratorin e minierës së arit(Au). Në fund të vizitës Menaxheri Shala dhe bashkëpunëtorët u priten në Universitetin Teknik të Izmirit përkatësisht në fakultetin e Minierave. Prof.Dr. Erol Kay, gjatë kësaj kohe beri një ekspoze të punës dhe të veprimtarisë së këtij universiteti si dhe të punës praktike që realizohet nga ana e studenteve në laboratorët kimik të këtij Universiteti.

Delegacioni i Trepçës në vizitë zyrtare në Turqi
Postime të ngjajshme
Fillimi