Fillon transportimi i EMCO Fundërrinës
Fillon transportimi i EMCO Fundërrinës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-06-10 09:44:32

Ditë më parë ka filluar transportimi i mbetjeve metalurgjike të krijuara nga procesi teknologjik i elektrolizës së zinkut përgjatë dekadave të punës së kësaj industrie. Vitin e kaluar ndërmarrja Trepça e kishte shpallur tenderin për shitjen e kësaj deponie mbetjesh, që është shumë ndotëse për mjedisin, por që megjithatë, ka një përmbajtje të zinkut që nuk ka mundur të nxirret nga procesi teknologjik, e që tash, kur teknologjia për përpunimin e mbetjeve ka ecur përpara mund të jetë ekonomike.

Kjo materie i është shitur kompanisë Geokos vitin e kaluar, por, për shkak të përmbajtjes së lagështisë së madhe, vetëm tash, me ngritjen e temperaturave, është bërë e mundur që kjo materie të transportohet. Heqja e këtyre mbetjeve, përveç se paraqet realizim të hyrave të konsiderueshme për ndërmarrjen Trepça, ka një rëndësi të madhe për mjedisin, sepse, bëhet fjalë për largimin e qindra-mijëra ton mbeturinash ndotëse të mjedisit.

Fillon transportimi i EMCO Fundërrinës
Postime të ngjajshme
Fillimi