Përfundon faza e parë e hulumtimeve në deponinë e Kelmendit
Përfundon faza e parë e hulumtimeve në deponinë e Kelmendit
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-06-03 15:15:31

Pas një marrëveshje në mes të ndërmarrjes "Trepça" dhe firmës angleze "Poseidion grup" nga Anglia, që nga data 24 maj kanë filluar hulumtimet gjeologjike në zonën e quajtur "Deponia e Kelmendit", shpimet e thella për marrjen e mostrave për kompaninë angleze i ka zhvilluar kompania vendore "Inxhinjeringu" me seli në Prishtinë.

Faza e parë e hulumtimeve ka përfunduar sot, ku janë kompletuar 5 shpime me gjatësi 197 metra. Për këto shpime do të përgatitet elaborat gjeologjik në gjuhën shqipe me mundësi përkthimi edhe në gjuhë tjera, ndërsa në bazë të rezultateve të mostrave të marra do të shihet mundësia e vazhdimit edhe të fazave tjera të hulumtimeve gjeologjike në këtë rajon.

Përfundon faza e parë e hulumtimeve në deponinë e Kelmendit
Postime të ngjajshme
Fillimi