Mirënjohje për minatorin e Trepçës, kampion i dhurimit të gjakut
Mirënjohje për minatorin e Trepçës, kampion i dhurimit të gjakut
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-06-14 09:55:24

Menaxheri i ndërmarrjes Trepça, z. Ferat Shala, priti në një takim rasti punonjësit shkencor të Institutit Albanologjikë të Kosovës, prof. Mehmet Halimi, prof. Daut Bislimin dhe prof. Adem Zejnullahun.

Në këtë takim, profesorët e informuan z. Shala për themelimin e Shoqatës së Dhurueseve të gjakut në Kosovë. Misioni dhe qëllimi i kësaj shoqate pos tjerash, është masivizimi i këtij akti human në të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, ndërgjegjësimi i përgjithshëm i popullatës për rëndësinë e dhurimit të gjakut, bashkëpunimi me organizma relevante shtetërore që merren me dhurimin e gjakut etj.

Menaxheri Shala i përgëzoi përfaqësuesit e shoqatës, duke e çmuar rëndësinë e humanizmit të këtij akti për të shpëtuar jetë njerëzish. Në këtë takim, minatorit të minierës Trepça, kampionit të dhurimit të gjakut në Kosovë, z. Billall Neziri, në emër të menaxhmentit të ndërmarrjes, i dha një mirënjohje, me motivacion: për humanizmin e rrallë si dhurues vullnetar i gjakut, për shpëtimin e shumë jetëve njerëzore.

Mirënjohje për minatorin e Trepçës, kampion i dhurimit të gjakut
Postime të ngjajshme
Fillimi