Ferat Shala e prezanton ndërmarrjen në Universitetin e Humboldit në Gjermani
Ferat Shala e prezanton ndërmarrjen në Universitetin e Humboldit në Gjermani
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-06-11 09:50:06

Organizuar nga Komisioni Evropian, përkatësisht TAIEX - Institucion për ndihmë teknike, më seli në Bruksel dhe Ministria e Energjisë dhe Minierave, iu është bërë e mundur që një grup i stafit drejtues të Trepçës, në përbërje: Ferat Shala, menaxher i ndërmarrjes Trepça, Beqir Maliqi, drejtor i minierës Trepça në Stantërg, Selim Frangu, drejtor i minierave Kishnicë dhe Artanë dhe Bislim Fetahu, drejtor i flotacionit në Kishnicë, të qëndrojnë për një javë në Gjermani.

Fillimisht delegacioni ka qëndruar në Berlin, për të parë minierat e qymyrit të regjionit COTTBUS. Tematika e vizitës ka qenë e organizuar në formë të seminarit dhe prezantimeve, si dhe vizita në miniera të cilat janë aktive, hapësira minerare të shfrytëzuara të cilat janë në proces të rehabilitimit, hapësira minerare të cilat janë rikultivuar, termocentrale të reja moderne të cilat janë të ndërtuara sipas standardeve të BE-së për mbrojtje të mjedisit, ish hapësira, përkatësisht parqe industriale në të cilat janë ndërtuar fabrika të reja për qëllime të tjera. Po ashtu, në kompaninë e madhe për prodhimin e ekskavatorëve dhe makinerive të tjera për miniera sipërfaqësore. Më pas, vizita ka vazhduar në Institutin për Gjeologji dhe Miniera në Branderburg si dhe në Universitetin e Humboldit të Berlinit. Ditën e fundit, grupit të stafit të Trepçës iu bashkohet edhe menaxheri i kësaj ndërmarrje z. Ferat Shala, i cili në Universitetin e Humboldit ka paraqitur një prezantim të shkurtër rreth historikut të gjigandit Trepça, problemeve më të cilat po përballet ky gjigand, punët që po bëhen në ristrukturimin e kësaj ndërmarrje dhe rimëkëmbjen e saj, potencialin mineral-mbajtës që disponon shteti ynë etj.

Takimi ka vazhduar me diskutime konkrete rreth funksionimit të institucioneve në Kosovë, e tyre dhe nevojave që kemi në fushën e minierave, ristrukturimit të Trepçës, problemin e rehabilitimit të sipërfaqeve të dëmtuara nga punimet minerare, menaxhimi i mbeturinave, problemin e arsimimit dhe përgatitjes së punëtorëve-minatorëve të rinj etj.

Ferat Shala e prezanton ndërmarrjen në Universitetin e Humboldit në Gjermani
Postime të ngjajshme
Fillimi