Ndërmarrja Trepça i ndërton shtëpinë punëtorit të ndjerë Xhevdet Reçica
Ndërmarrja Trepça i ndërton shtëpinë punëtorit të ndjerë Xhevdet Reçica
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-06-10 09:40:11

Në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit, ndërmarrja Trepça e ka financuar ndërtimin e shtëpisë se ish-punëtorit të ndërmarrjes Trepça, të ndjerit Xhevdet Reçica, familja e të cilit jeton në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

Shtëpia e vjetër, në të cilin jetonin 6 anëtar të familjes Reçica, ishte në prag të rrënimit dhe paraqiste rrezik për anëtarët e kësaj familje. Kjo familje, kishte katër vjet që në afërsi të shtëpisë së vjetër, kishin filluar ndërtimin e një shtëpie të re, mirëpo tash e sa vite kishin mbetur vetëm themele, andaj me vendim të komisionit të minierës me flotacion, Kishnicë dhe Artanë dhe raportit të pranuar, menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça vendosi që t'i dalë në ndihmë familjes së ish-punëtorit të ndjerë Xhevdet Reçica.

Shuma e ndarë në vlerë prej 12.500 € nga ndërmarrja Trepça, finalizuan ndërtimin e shtëpisë prej 80 m2, punimet e se cilës i përfundoje firma "Ndërtimi" nga Prishtina.

Familjarët e të ndjerit iu falënderuan menaxherit të ndërmarrjes Trepça z. Ferat Shala, gjatë një vizite që i bëri kësaj familje. Po ashtu, ndërmarrja Trepça, gjatë këtij viti shkollor, dy vajzave të ndjerit që vijojnë shkollën e mesme, ua ka ndarë nga një bursë në vlerë prej 70 euro, për t'ua lehtësuar sadopak shpenzimet e shkollimit.

Ndërmarrja Trepça i ndërton shtëpinë punëtorit të ndjerë Xhevdet Reçica
Postime të ngjajshme
Fillimi