Minatori i Trepçës kampion i Kosovës në dhurimin e gjakut
Minatori i Trepçës kampion i Kosovës në dhurimin e gjakut
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-06-07 09:35:47

Minatori i ndërmarrjes Trepça Bilall Neziri, lindur me 11.10.1954 në fshatin Tërstenë të Mitrovicës, baba i 5 fëmijëve, jeton në Stantërg në një banës prej 35 m2. Që nga viti 1972 ka punuar në Trepçë për shtatë vjet si minator. Aktualisht punon në kuzhinën e minierës me flotacion në Stantërg.

Minatori Bilall Neziri, dhurimin e gjakut e ka filluar qe nga viti 1972, në kohen kur ishte nxënës i shkollës së mesme, deri më tani ka dhuruar 118 herë gjak apo 48 litra e 750 ml gjak. Ai ka shkuar për të dhuruar gjak në: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, e deri në Shkup, Shibenik, Beograd, në rastet kur minatorët e aksidentuar ishin të shtrirë nëpër këto spitale. Por, ai nuk ka ndihmuar vetëm minatorët që i kishte edhe kolegë, por të gjithë ata që kanë pasur nevojë dhe thotë se kurrë nuk ka kthyer mbrapa asnjë person që ka pasur nevojë për gjak. Neziri ka dhuruar gjak për raste e kategori të ndryshëm njerëzish: të aksidentuar, lehona, fëmijë dhe pleq.

Për ketë humanizëm të veçantë, e kaq të shpeshtë, ai nuk ka përfituar asgjë, përpos mirënjohjeve, lëvdatave dhe respektit të madh që gëzon kudo.

Minatori i Trepçës kampion i Kosovës në dhurimin e gjakut
Postime të ngjajshme
Fillimi