UNDP bën rehabilitimin e deponive të sterilit në Artanë
UNDP bën rehabilitimin e deponive të sterilit në Artanë
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-06-14 09:59:27

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të ndërmarrjes Trepëa dhe UNDP-së, kjo e fundit po realizon një projekt për ndërtimin e argjinaturës në deponinë e sterilit në minierën e Artanës.

Argjinatura ka për qëllim mbrojtjen e lumit të Marecit nga ndotjet që shkaktohen nga mbetjet minerare që janë grumbulluar gjatë dekadave të punës së kësaj miniere dhe po ndërtohet me material argjilor, që është izolator i mirë i ujërave nëntokësore.

Ky projekt është financuar nga UNDP, punët është duke i kryer kompania vendore Asfalt, ndërkaq, materiali mbushës, përkatësisht argjila është siguruar nga ndërmarrja Trepëa.

UNDP bën rehabilitimin e deponive të sterilit në Artanë
Postime të ngjajshme
Fillimi