Menaxheri i Trepçës takon përfaqësuesit e Bankës Botërore
Menaxheri i Trepçës takon përfaqësuesit e Bankës Botërore
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-07-05 10:02:33

Menaxheri i ndërmarrjes Trepëa, z. Ferat Shala, ka pritur zyrtarët e Bankës Botërore për rajonin e Evropës Qendrore dhe Azisë, të përfaqësuar nga: Frank van Woerden, specialist i lartë i ambientit për zhvillim të qëndrueshëm, MSc. Jochem Jantzen, Instituti për Ekonominë e Aplikuar në Ambient dhe Katelijin Van den Berg, specialiste e lartë për ambient dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Fillimisht, menaxheri i ndërmarrjes Trepëa z. Ferat Shala, mysafirëve të BB-së, shkurtimisht ua bëri një prezantim të shkurtër rreth së kaluarës, gjendjes së tanishme dhe vizionit për të ardhmen e kësaj ndërmarrje. Ai po ashtu, mysafirëve u foli edhe për veprimtarinë që aktualisht zhvillon Trepëa, sukseset që janë arritur, por edhe për vështirësitë me të cilat po përballet ndërmarrja.

Ndërkaq, përfaqësuesja e BB, znj. Katelijin Van den Berg, nga ana e saj, sqaroi se qëllimi i këtij takimi është hulumtimi i mundësive për realizimin e projekteve studimore në fushën e mjedisit, për ta konstatuar shkallën e ndotjes. Këto projekte do të financoheshin nga Banka Botërore.

Menaxheri i Trepëës u tregoi zyrtarëve të BB-së për hulumtimet e deritanishme të realizuara, projektet mjedisore që janë të gatshme për implementim, por që presin ndihmën e donatorëve të ndryshëm, pasi që aktualisht ndërmarrja nuk mund ta përballoi një barrë kaq të rëndë të problemeve mjedisore. Po ashtu, ai u tregua i gatshëm për bashkëpunim, duke iu ofruar specialistët e ndërmarrjes Trepça dhe gjitha informacionet për shkallën e ndotjes dhe problemet e shumta mjedisore.

Menaxheri i Trepçës takon përfaqësuesit e Bankës Botërore
Postime të ngjajshme
Fillimi