Ushtarakët e KFOR-it francez vizitojnë minierën e Stantërgut
Ushtarakët e KFOR-it francez vizitojnë minierën e Stantërgut
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-09-21 11:01:14

Një grup ushtarakësh të KFOR-it francez nga Batalionin Multinacional i Veriut në Mitrovicë, kanë vizituar minierën Trepça në Stantërg. Ata udhëhiqeshin nga kolonel Rico, shef i logjistikës së këtij batalioni. Atë e shoqëronin kolonel-lejtnant Claverie, i Njësisë së Mirëmbajtjes, majori EricConraux, zëdhënës i këtij batalioni etj.

Delegacioni i lartë ushtarak francez, u prit dhe më pas u shoqëruan për në minierë, nga menaxheri i ndërmarrjes Trepça z. Ferat Shala, drejtori i minierës, Beqir Maliqi, drejtori teknik, Qazim Jashari etj. Ata panë për së afërmi punën që bëhet aty dhe kushtet në të cilat punojnë minatorët. Ndërkaq, nga stafi i ndërmarrjes që i shoqëronte, mysafirët u informuan për sasitë e xehes që nxirret nga miniera, rezultatet e arritura, planet dhe projektet për të ardhmen, por edhe me vështirësitë me të cilat përballet kjo ndërmarrje minerare.

Në fund të kësaj vizite, të dyja palët u zotuan për ruajtjen e raporteve shumë të mira ndërmjet tyre dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ushtarakët e KFOR-it francez vizitojnë minierën e Stantërgut
Postime të ngjajshme
Fillimi