Trepça pjesë e konferencës ndërkombëtare të Metalistëve të rinj
Trepça pjesë e konferencës ndërkombëtare të Metalistëve të rinj
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-09-22 11:04:15

Me ftesë të EMF European Metalworkers Federation në bashkëpunim me fondacionit Friedrich Ebert Stiftung dhe P2P (People 2 People), në Shibenik të Kroacisë kanë marrë pjesë zyrtar të menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça në konferencën e parë të të rinjve me temën "Rruga e të rinjve në Evropë, të rinjtë dhe organizimi sindikal".

Konferenca e cila ka zgjatur 2 ditë me pjesëmarrje të shumë shteteve të rajonit dhe atyre të bashkimit Evropian ka adresuar, çështje të ndryshme si, pozitën dhe perspektiven e të rinjve në Unionin Evropian, rëndësinë e Modelit Social Evropian për të rinjtë, procesin e zgjerimit, mundësitë dhe sfidat për të rinjtë, rolin e sindikatave për këto procese, pozitën e të rinjve përbrenda organizatave sindikale të tyre, si dhe çështjet ambientale.

Po ashtu gjatë konferencës i është kushtuar shumë rëndësi shkëmbimit të përvojave, mënyra se si duhet të janë të organizuar brenda sindikatave si dhe strategjia e tyre rekrutuese dhe kampanjat përmes prezantimeve të panelit ku regjione të ndryshme të EMF janë përfaqësuar.

Trepça pjesë e konferencës ndërkombëtare të Metalistëve të rinj
Postime të ngjajshme
Fillimi