Menaxheri i Trepçës, pjesëmarrës në forumin për Tregti dhe Investime SHBA-Kosovë
Menaxheri i Trepçës, pjesëmarrës në forumin për Tregti dhe Investime SHBA-Kosovë
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-10-29 11:19:38

Në Nju Jork, u mbajt Forumi i parë për Tregti dhe Investime SHBA Kosovë, i cili është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA dhe Developing Market Associates. Në delegacionin nga Kosova, përveç ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ishte edhe menaxheri i Trepçës Mr.sc Ferat Shala, po ashtu në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, znj.Rosemary Di Carlo, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, drejtoresh e Bankës Botërore dhe Koordinatore Regjionale për Evropën Juglindore, znj. Jane Armitage dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në fjalë prezantuese, menaxheri i Trepçës, Mr.sc Ferat Shala. u fokusua në temën: "Trepça - Historia, e tanishmja dhe perspektiva", ndër të tjera ai tha se Trepça është njëri ndër gjigantët më të mëdhenj në Kosovë dhe rajon, ishte bazament i zhvillimit të përgjithshëm industrial-minerarë jo vetëm në Kosovë, njëri nga eksportuesit më të mëdhenj, pra ishte gjiganti që kishte mbi 20 000 punëtorë. Në vazhdim menaxheri Shala foli për mineralet kryesore të Trepçës, pozicionin gjeografik dhe shtrirjen e ndërmarrjes, rezervat dhe resurset natyrore si dhe për përspektivën dhe investimet e mundshme.

Në fund Z. Shala theksojë se Trepça do të jetë e hapur ndaj ekonomisë së tregut të lirë, e gatshme për pranimin e investimeve të jashtme, do të gjeneroi vende të shumta të punës, do të bëhet një nga eksportuesit më të mëdhenj të metaleve në vend dhe rajon, do të jetë katalizator i industrisë përpunuese-metalore si dhe do të jetë kontribues i Buxhetit të Kosovës.

Menaxheri i Trepçës, pjesëmarrës në forumin për Tregti dhe Investime SHBA-Kosovë
Postime të ngjajshme
Fillimi