Plani për ristrukturim e bën Trepçën ndërmarrje rentabile
Plani për ristrukturim e bën Trepçën ndërmarrje rentabile
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2010-10-17 11:12:16

Menaxheri i Trepçës Mr.sc. Ferat Shala tha se: "Nëse kompletohet legjislacioni, nëse miratohet plani për ristrukturimin e ndërmarrjes, Trepça në të ardhmen do të jetë e hapur ndaj ekonomisë së tregut të lirë e gatshme për pranimin e investimeve të jashtme, do të gjeneroi vende të shumta të punës". Në hotelin Grand në Prishtinë nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë se Energjisë dhe Minierave, u organizua debate me Temën: Strategjia minerare dhe plani për ristrukturimin e Trepçës - mundësi për pjesëmarrje të sektorit Privat. Në këtë debat për Trepçën të dielën qeveritare, ekspert dhe përfaqësues të bizneseve, janë pajtuar se propozimi më i mirë vlerësohet të jetë përmes partneritetit publiko-privat, ku Kosova do mbetet pronar i përhershëm i saj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, u angazhua për ngritjen në këmbë të kompleksit Trepça, përmes ndryshimit rrënjësor të qasjes së Kosovës ndaj kësaj ndërmarrje. Inkurajimi i kapitalit të huaj që të marr përsipër menaxhimin e saj përmes investimeve të minierave është modeli me i mire, ku Kosova do mbetej pronar i vetëm dhe i përhershëm i saj. Ndërsa përfundoj se çdo vendim i gabuar strategjik për të ardhmen e Trepçës do të thotë fundosje në fund të Pusit. Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Dr.Justina Pula Shiroka, tha se zhvillimi i ardhshëm i shtetit të Kosovës, duhet të mbështetet në shfrytëzimin sa më të mirë dhe në përpunimin e burimeve minerale.

Një nga qëllimet e strategjisë për Trepçën, është që të përgatitet sektori minerar, me qellim që të behët atraktive për investitorët e huaj. "Ne kemi propozuar dhe kemi hartuar një strategji të re, e cila ka të bëjë me ristrukturimin e Trepçës dhe përgatitjen e saj për tërheqjen e investitorëve" tha ministresh Pula.

Menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Mr.Sc.Ferat Shala, tha se : "Nëse kompletohet legjislacioni,nëse miratohet plani për ristrukturimin e ndërmarrjes, Trepça në të ardhmen do të jetë e hapur ndaj ekonomisë së tregut të lirë, e gatshme për pranimin e investimeve të jashtme,do të gjeneroi vende të shumta të punës ,Do të bëhet një nga eksportuesit më të mëdhenj të metaleve në vend dhe rajon,do të jetë katalizator i industrisë përpunuese-metalore si dhe do të jetë subvencionues i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.

"Trepça, aktualisht menaxhohet nga dy menaxher, një në pjesën jugore dhe një në pjesën veriore, në të njëjtën kohë Trepça, duhet të raportoje te shumë institucione siç është,Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), ajo e Ekonomisë e Financave (MEF), Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP), Komisioni i pavarur për Miniera dhe Minerale,(KPMM), dhe nga kjo rrjedhimisht shohim se duhet të ndryshoj qasja ndaj Trepçës".

Menaxheri Shala, po ashtu përmendi edhe shume probleme të tjera nga ato sociale, mjedisore e deri të mosha e vjetër të punëtoreve."Kemi mbi 60 Milion tonë mbetje minerale dhe pjesë të tjera që kanë mbetur nga e kaluara. Kryesisht, janë të shtrira afër lumenjve, e qe janë ndotës të mëdhenj, po ashtu mosha mesatare e punëtoreve është 53 vjet, ndërsa vitin 2008, ndërmarrja e ka mbyllur me mbi 3.5 milion € humbje, në të njëjtën kohë asetet e kompleksit Trepça janë të shpërndara gjithandej Kosovës dhe jashtë sajë (shumë nga këto nuk menaxhohen nga menaxhmenti i Trepçës, për shkak të problemeve të së kaluarës), ndërsa kemi shkallë të lartë e amortizimit të aseteve".

Zëvendësministri Blerim Rexha, beri një prezantim të strategjisë dhe planit për ristrukturim duke e elaboruar ne detaje edhe hapat qe do te duhej te merreshin gjatë periudhës 2010-2012. Z.Rexha prezantoje hapat se si është hartuar strategjia përmes grupeve punuese ne nivel qeveritare, duke prezantuar ne fund edhe vendimin e Qeverise e cila e miraton planin për ristrukturimin e Trepçës.

Profesor Shyqyri Kelmendi, tha se qasja ndaj Trepçës, është e domosdoshme që të mos jetë vetëm e një qeveri dhe kjo strategji të mos shihet si produkt i disa njerëzve por të shihet si strategji për fuqizimin ekonomik të Kosovës dhe rikthim të potencialit të gjigantit me të madhe minerare, jo vetëm në rajon.

Të pranishmit mbështetën rekomandimin se Trepça do jetë rentabile, nëse kompletohet legjislacioni, dhe nëse miratohet plani për ristrukturim e saj.

Plani për ristrukturim e bën Trepçën ndërmarrje rentabile
Postime të ngjajshme
Fillimi