Trepça viziton minierën e Çukës së Batllavës
Trepça viziton minierën e Çukës së Batllavës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2011-02-16 11:24:47

Më datën 8 shkurt 2011, një grup ekspertësh të ndërmarrjes Trepça, në krye me menaxherin e saj z. Ferat Shala, kanë vizituar minierën Çuka e Batllavës. Kjo vizitë është bërë në marrëveshje me kompaninë Kosova-Resurs.

Nga ekspertët e Kosova Resurs-Compani, u bë një prezantim i punëve hulumtuese që kjo kompani ka kryer deri më tani: Më pas, ekspertët dhe stafi udhëheqës i të dyja kompanive kanë hyrë në minierë dhe kanë konstatuar gjendjen reale të kësaj miniere. Ndërkaq, në një takim pune të të dyja palëve, janë pajtuar parimisht që të analizojnë rrethanat teknike dhe juridike për zgjidhjen e kontesteve pronësore-juridike dhe të licencave për minierën dhe zonën rreh saj.

Mendimi i përbashkët është, se ekziston mundësia dhe interesi reciprok, por edhe i komunitetit që sa më shpejtë të kenë veprimtari punuese dhe minerare në këtë zonë, gjithnjë mbi bazën e shëndoshë të ligjeve të aplikueshme në fuqi.

Trepça viziton minierën e Çukës së Batllavës
Postime të ngjajshme
Fillimi