OEK-u kundërshton likuidimin e Trepçës
OEK-u kundërshton likuidimin e Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2011-05-14 11:35:38

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është duke hartuar një plan kombëtar për zhvillimin e Trepçës, i cili do t`i paraqitet Qeverisë së Kosovës brenda tri javësh, konfirmoi të premten, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxzhliu gjatë një vizitë në Trepçë. Gërxhaliu tha se plani për Trepçën duhet të jetë model për privatizimin e ndërmarrjeve tjera në Kosovës.

Ai dhe drejtori menaxhues i Trepçës, Ferat Shala u shprehën kundër likuidimit të Trepçës. Drejtori Shala tha se kjo ndërmarrje duhet të zhvillohet dhe modernizohet. Sipas drejtuesve të kompleksit industrial, Trepça për herë të parë pas luftës është rentabile dhe është duke operuar me mjete vetanake.

Moszgjidhja e problemeve juridike të Trepçës ka shtyrë ndërkombëtarët që të propozojnë likuidimin dhe privatizimin e kësaj ndërmarrje, gjë që ka hasur në kundërshtime të forta nga ana e drejtuesve të Odes Ekonomike të Kosovës.

Burimi i lajmit
OEK-u kundërshton likuidimin e Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi