Trepça dhuron Kristal për Miss Universe Brazil 2011
Trepça dhuron Kristal për Miss Universe Brazil 2011
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2011-08-19 12:59:34

Zëvendës menaxheri i ndërmarrjes Trepça Z. Zenel Ibrahimi, me bashkëpunëtor, priti përfaqësuesit e ArtMotion të cilët përmes organizatës Miss Kosova 2011 do të dërgojnë përfaqësuesen e Republikës së Kosovës në spektaklin qëndror "Miss Universe Brazil 2011".

Siç u tha nga Z.Enver Maqastena në këto spektakle është traditë që secili shtet të dërgoje një dhuratë nacionale nga shtetet që përfaqësojnë, kjo dhuratë do të shitet përmes ankandit, ku mjetet e grumbulluara do të jenë të dedikuara për qëllime humanitare.

Ndërsa Z.Ibrahimi në bazë të kërkesës së mysafirëve, që dhurata këtë vit të jetë nga Minierat e Trepçës, u dhuroj atyre kristalin bashkë me certifikatën e origjinës dhe 8 komplete të CD-ve, kartolinave, duke uruar suksese në punë dhe suksese në prezantimin e bukurisë Kosovare në spektaklin qëndror në Brazil "Miss Universe Brazil 2011".

Trepça dhuron Kristal për Miss Universe Brazil 2011
Postime të ngjajshme
Fillimi