Konferenca shkencore për mbetjet e Trepçës përmbyllë punimet
Konferenca shkencore për mbetjet e Trepçës përmbyllë punimet
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2011-09-20 13:15:44

as dy ditë punimesh në Mitrovicë, përmbyllë punimet konferenca ndërkombëtare shkencore, me temën: Menaxhimi i mbetjeve industriale të kompleksit Trepça. Konferenca u organizua nga: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kuvendi Komunal i Mitrovicës dhe ndërmarrja Trepça. Gjatë dy ditëve se zgjati konferenca, me kumtesat e tyre u paraqitën kompani vendore e ndërkombëtare, institucione e institute të ndryshme që merren me monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit, duke sjellë përvojat botërore të trajtimit të mbetjeve industriale. Sesioni i parë u hapë me një prezantim të menaxherit të ndërmarrjes Trepça, z. Ferat Shala, rreth: Gjendjes Aktuale dhe Sfidave Mjedisore të Ndërmarrjes Trepça, ku pasqyroi me shifra dhe fakte gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe sfidat me të cilat përballet ky gjigant kosovar, veçmas ato mjedisore. Për strategjinë e Kosovës për minierat dhe politikat mjedisore, në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, foli z. Kemajl Zeqiri, ndërkaq, Gjendjen e Mjedisit Në Kosovë për Shkak të Hot-Spoteve, e paraqiti, kryeshefi i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, z. Ilir Morina. Interesim tek pjesëmarrësit kanë ngjallur paraqitjet e profesorit të Universitetit të Humboldit z. Habil Frank Riesbeck dhe znj.Dorothy Sanders, nga Universiteti i Dyramit, e cila u paraqit me kumtesën: Bujqësia urbane dhe peri-urbane si rrugë për absorbimin e ndotjeve me metale të rënda. Në fund të punimeve të kësaj konference, u organizua një debat i frytshëm, ndërkaq, organizatorët e saj dolën me këto konkluza dhe rekomandime:

Konkluza

- Është miratuar shumica e legjislacionit dhe politikave minerare duke përfshirë Ligjin e Minierave. Megjithatë, këto dokumente meritojnë edhe një rishikim profesional, me qëllim të adoptimit sa më të mirë me trendët bashkëkohorë të industrisë minerare botërore. Megjithatë, legjislacioni nuk është kompletuar dhe mungojne:

  • Ligji i Trajtimit të Mbetjeve Industriale në Kosovë, ku do të përfshiheshin mbetjet e përpunimit të mineraleve dhe
  • Aprovimi i strategjisë nacionale për miniera dhe minerale e cila në mënyrë afatgjate, do të shtronte çështjet e zhvillimit në fushën e hulumtimit, shfrytëzimit dhe të mbrojtjes së mjedisit, nga operimet historike dhe ato aktuale.

- Minierat e Trepçës dhe minierat tjera janë pasuri e pakontestueshme e Republikës së Kosovës dhe ndërmarrja e Trepçës ka kapacitete humane për të menaxhuar këtë pasuri. Shfrytëzimi i tyre me teknologji te re dhe të pastër, paraqet një potencial të rëndesishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

- Kompleksi Trepça dhe posaçërisht regjioni i Mitrovicës, ballafaqohen me deponitë e mëdha të mbetjeve industriale, që janë pasojë e aktiviteteve industriale nga e kaluara, e të cilat ende në masë të dukshme janë shkaktare të ndotjeve të ujit dhe ajrit, duke e çrregulluar biodiversitetetin dhe duke ndikuar në shëndetin e popullatës. Në konferencë u konstatuan këto ndikime kryesore të aktiviteteve minerare nga e kaluara, të cilat janë më karakteristike për regjionin e Mitrovicës:

  • Vendbanimet rreth minierave, e sidomos rreth deponive të sterileve të flotacionit dhe deponieve të skorieve metalurgjike dhe mbetjeve kimike, janë rregullisht nën ndikimin e pluhurit nga këto deponi. Njëkohësisht, ndikimi i këtyre deponive në ujërat sipërfaqësore, nëntokësore dhe ne qeniet e gjalla për rreth, është treguar si i përhershëm dhe i dëmshëm. - Disa studime të mëhershme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregojnë se sasia e plumbit në gjakun e banorëve të këtyre zonave është më e lartë se ajo e lejuar.
  • Infrastruktura e dobët e rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve etj. ndikojnë në pasojat për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
  • Agrikulturat në këto zona janë të kontaminuara përmes rrugëve ajrore, përmes tokës dhe ujit, kështu që, zinxhiri ushqimor ndikon në mënyrë direkte apo indirekte në kontaminimin edhe të njerëzve.
  • Mbështetur në studimet relevante, zona e ndikimit të ndotjeve historike dhe nevojës për ndërmarrjen e masave mbrojtëse nga ndikimet e mbetjeve industriale, përfshinë një sipërfaqe prej mbi 160km2, çka kërkon programe kërkimore në të cilat do të kyçeshin fakultetet vendore dhe institucionet tjera relevante, me qellim të minimizimit apo eliminimit të plotë të këtyre ndikimeve negative, të mbetjeve historike në mjedis, në jetën dhe shëndetin e popullatës lokale.
  • Për ndikimet e mbetjeve minerare në mjedis, janë bërë një numër i madh i studimeve në kuadër të Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve tjera. Paralelisht me këto, ka gjithashtu studime të shumta, të cilat tregojnë fizibilitetin pozitiv të resurseve minerare nëntokësore dhe të cilat shtrojnë nevojën e "kompromisit" historik ndërmjet nevojës për zhvillim ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit.
  •  Konferenca sugjeron vazhdimin e hulumtimeve shkencore në drejtim të identifikimit dhe mundësive të riciklimit të mbetjeve minerale, duke ditur që vendburimet e Pb dhe Zn, përmbajnë edhe një numër të metaleve tjera të rralla, të dobishme për ekonominë, por njëkohësisht të dëmshme nga ndikimi i tyre në shëndetin e njeriut dhe në mjedis. -Këto probleme nuk mund të zgjidhen vetëm nga Trepça dhe nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Prandaj, nga punimet e kësaj konference del një mesazh i fuqishem, që i sugjeron Qeverise së Republikës së Kosovës, ministrive gjegjëse, Trepçës, komunës së Mitrovicës dhe subjekteve tjera të interesuara, që urgjentisht të kërkojnë mbështetjen e duhur të Komisionit Evropian dhe qeverive të vendeve të zhvilluara, nga të cilat nuk ka munguar përkrahja më herët, për ndihmat e duhura financiare me qëllim që këto probleme të studiohen dhe të eliminohen në një afat kohor të pranueshëm.

Rekomandimet kryesore

  • Plani aksional i qeverise për: - Ligje të reja për ristrukturimin e ndërmarrjes Trepça; - Implementimi i Ligjit të Minierave i cili është ne fuqi; -Procedimi, miratimi dhe implementimi i strategjisë nacionale të minierave e cila është në pritje si draft; - Hartimi dhe miratimi i Ligjit të ri për mbetjet industriale, ku do te përfshiheshin të gjitha mbetjet industriale, me theks të veçantë, ato nga Trepça.
  • Dhënies së përparësisë probleme më të mëdha të mbetjeve industriale të Trepçës, duke filluar me sanimin e: - Parkut Industrial të Mitrovicës, i cili ndodhet në mes të qytetit të Mitrovicës; - Flotacioni dhe deponia në Kishnicë, - Deponitë në Artanë, Kelmend, Zveqan, Zhitkovc etj - Ligjit të Ndotjes së Dheut për zonat e kontaminuara ose një strategji e zonave të nxehta (hot-spoteve industriale).
  • Zbutja e problemeve sociale: - Shfrytëzimi i punëtorëve të ndërmarrjes Trepça, të cilët marrin pagesa nga qeveria, me aktivizimin e tyre në punë për sanimin dhe rikultivimin e deponive; - Punësimi i punëtorëve të rinj dhe ripërtëritja e moshës mesatare të punëtoreve të Trepçës, që sot është 50 vjeç.
  • Shkollimi dhe edukimi: - Të hapen shkolla profesionale për përgatitjen e minatorëve të rinj dhe personelit që do të punojë në sanimin e ndotjeve mjedisore; - Të hapet departament i veçantë në Universitetin e Prishtinës- fakulteti në Mitrovicë për përgatitjen e kuadrove të reja, për minierat dhe mbetjet industriale.

Urgjent të detajizohet prezenca e metaleve të rënda në tokat kultivuese, ku plumbi ka tejkaluar 42% vlerat, ndërkaq që, rrezik paraqet përqindja e rritur e: Zn, Ni, As, Cd, Cu, Sb në hot-spote; -Vlera e kontaminimit të dheut dhe bimëve, është mbi nivelin e lejuar; - Leguminozet janë më të prekurat; - High resolution; - Kultivimi i zgjedhur i kulturave bujqësore, duke favorizuar ato që më pak thithin helmet; - Desaminimi i lokaliteteve për të ditur ndotjen lokale-UNEP.

Konferenca shkencore për mbetjet e Trepçës përmbyllë punimet
Postime të ngjajshme
Fillimi