Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, ndan mirënjohje për menaxherin e Trepçës

Fakulteti I Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë e ka nderuar me mirënjohje menaxherin e ndërmarrjes Trepça z. Ferat Shala. Në emër të këtij institucioni të lartë arsimor, mirënjohjen ia dorëzoi sot në Mitrovicë, dekani i këtij fakulteti, Prof.dr. Izet Zeqiri. Mirënjohja iu nda me motivacion "Për kontributin shkencor e professional, për ndihmën e pakursyer dhënë studentëve dhe kuadrove të këtij institucioni dhe mundësive që u ka krijuar z. Shala, për punë shkencore e praktike në ndërmarrjen Trepça ". Më pas, z. Zeqiri, në një fjalë rasti, foli për bashkëpuniumin e ngushtë në mes të ndërmarrjes Trepça dhe instuticionit që drejton ai, në këto tre vjetët e fundit. "Ndërmarrja Trepça ka qenë e hapur për studentët tanë, duke iu ofruar atyre laboratorët për punë shkencore dhe minierat e fabrikat për punë praktike", tha mes tjerash dekani Zeqiri.

Ndërkaq, menaxheri i ndërmarrjes Trepça z. Ferat Shala, pasi falenderoi dekanin për mirënjohjen, mes tjerash tha:"Trepça dhe Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, sepse ndihmesën që ua jep ndërmarrja studentëve dhe kuadrit mësimdhënës, i shpërblehet Trepçës me kuadro të përgatitur dhe aftësuar për të punuar në sektorët e shumtë të këtij gjiganti industrial

Në fund, menaxheri Shala dhe dekani Zeqiri, u zotuan se bashkëpunimin e deritashëm do ta thellojnë edhe më tepër në të ardhmen.

Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, ndan mirënjohje për menaxherin e Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi