Menaxheri i Trepçës viziton Odën Ekonomike të Kosovës (OEK)
Menaxheri i Trepçës viziton Odën Ekonomike të Kosovës (OEK)
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2011-12-27 23:33:13

Një grup nga menaxhmenti i Trepçës, i kryesuar nga menaxheri Ferat Shala, sot kanë vizituar OEK-un. Ata u pritën nga kryetari i OEK-ut, z. Safet Gërxhaliu. Të dy drejtuesit e këtyre institucioneve, konstatuan se kanë pasur bashkëpunim të ngushtë gjatë këtij viti. Ata u zotuan se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë, gjatë vitit të ardhshëm.

Kryetari Gërxhaliu, mes tjerash tha se: "OEK-u do ta mbështesë edhe në të ardhmen Trepçën, për realizimin e projekteve dhe objektivave që ka vënë para vetës ndërmarrja". Menaxheri Shala, nga ana e tij, pasi falënderoi Kryetarin e OEK-ut, për përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion i ka dhënë Trepçës, në shenjë falënderimi i dorëzoi z. Gërxhaliu një mirënjohje dhe një dhuratë modeste me kristale të Trepçës.

Menaxheri i Trepçës viziton Odën Ekonomike të Kosovës (OEK)
Postime të ngjajshme
Fillimi