Bethoveni
Bethoveni
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-01-18 12:02:38

"Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë të ftohtë."

Pianisti dhe kompozitori gjerman Ludvig van Betoven, u lind në Bon më 16 dhjetor 1770 dhe konsiderohet një ndër kompozitorët më të mëdhenj të epokës së klasicizmit. Babai e dërgoi tek Jozef Hajdni në Vjenë, përndryshe qendër e muzikës klasike për të studiuar Mocartin. Kur e shkroi Simfoninë e Pestë (Simfonia e Fatit) në vitin 1808, Betoveni ishte pothuaj plotësisht i shurdhër, kurse në vitin 1823 shkroi Simfoninë e 9 sipas lirikës së Fridrih Shilerit, e cila sot është e njohur si himn evropian, dhe është një mesazh për bashkimin e gjithë njerëzve. ”Për mua nuk ka gëzim më të madh se të kultivoj dhe të shfaq artin tim,” shkruante Betoveni në testamentin e tij.

Prandaj sot me të drejtë përdoret sinonimi të kesh sy si Davinçi, veshë si Betoveni dhe shkathtësi si Paganini me gishtat e tij virtuoz. Kjo do të thotë se nuk mjafton që njeriu patjetër të ketë sy dhe veshë të mprehtë si shqiponja, por duhet të ketë prirje për krijimtari në art. Duhet të ketë dhunti artistike prej një gjeniu qoftë shkrimtar, piktor apo kompozitor për ta ndie në shpirtin e tij qiellor. Këtë aftësi krijuese Betoveni e ka fituar falë punës së tij qysh si fëmijë, të cilin babai i tij muzikant shpeshherë e zgjonte natën për të ushtruar në violinë dhe piano. Ai e nxiste që Ludvigu, biri i parë tij, të bëhet një Mocart i ri, i cili ishte bërë sinonim i muzikës klasike. Po ndodhi që biri të argëtohej pa nota muzikore në piano, babai e qortonte. Ashpërsia e babait alkoolist dhe nëna e sëmurë ndikuan në psikologjinë e kompozitorit të madh, gjëra të cilat jehojnë edhe në veprat muzikore të Betovenit. Prandaj sa më shumë që ushtronte Ludvigu aq më shumë bëhej kureshtar i muzikës.

Qysh në moshën tetëvjeçare u paraqit me koncertin e tij para publikut të madh, kurse në moshën 13-vjeçare u zgjodh muzikant kryesor dhe shkroi kompozimet e tij të para. Kështu Betoveni arriti të bëhet një pianist virtuozë, ai e qëllonte aq shumë tastierën e pianos, saqë tërë shtëpia e tij ushtonte. Kalimtarët e dinin se në rrugë dëgjohet muzika e një muzikanti të madh që po kompozonte. Të kemi parasysh se ashtu siç është Mikelangjelo Buenoroti i famshëm në skulpturë, Gëte si shkrimtar, Galileu si astronom, është i famshëm edhe Betoveni si kompozitor. Më në fund muzika klasike është një filozofi që duhet pasur vullnet dhe prirje për të. Prandaj kur njeriu e dëgjon muzikën e Betovenit, ka parasysh kohën e luftërave të tmerrshme, shtypjen borgjeze dhe vrullin e revolucionit francez në vitin 1789. 

Bethoveni
Postime të ngjajshme
Fillimi