Japonezët trajnojnë kosovarët
Japonezët trajnojnë kosovarët
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-01-16 12:40:35

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), këto ditë ka dërguar një numër kandidatësh nga institucione të ndryshme të republikës së Kosovës për trajnim në Japoni.

Trajnimi bëhet në fushën e menaxhimit të minierave, resurseve minerale mjedisit etj. Seminaristëve kosovarë po u ligjërojnë në Tokio, ekspert të korporatave të njohura japoneze si: "Ersdak" "Jogmec", "Restec", etj., por edhe të JICA-s edhe të Ministrisë për Ekonomi, Tregti dhe Industri (METI).

Nga Kosova për këtë trajnim në Japoni, kanë shkuar zyrtar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Kemajl Zeqiri, Ferid Maliqi dhe Lulzim Korenica; Nga Agjencia e Privatizimit: Naim Avdiu, zëvendësdrejtor i kësaj agjencie dhe Fatos Meqa, zyrtar për Trepçën; Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, përfaqësohet nga kryetari i Bordit, Prof.dr. Ahmet Tmava, ndërkaq, nga stafi menaxhues i ndërmarrjes Trepça, këtë seminar po e ndjekin: Halil Qelaj, Bislim Muqa dhe Behgjet Nimani.

Pjesa teorike e këtij trajnimi po mbahet në Tokio, ndërkaq, pjesa e dytë do të vazhdoj në qytetin industrial Kosaka, ku seminaristët kosovarë, sipas programit të trajnimit, do të vizitojnë miniera, laboratorë, korporata që merren me shkrirjen dhe përpunimin e metaleve-metalurgji të ndryshme etj.

Trajnimi do të zgjasë dy javë dhe programi do të jetë trevjeçar.

Grupin e kandidatëve që po trajnohen në Japoni, e ka vizituar ambasadori i Republikës së Kosovës në këtë vend, z. Sami Ukelli, i cili mbeti i kënaqur me nivelin e këtij trajnimi dhe ishte i bindur, se JICA do të vazhdoj me projekte të ngjashme në Kosovë edhe në të ardhmen.

Japonezët trajnojnë kosovarët
Postime të ngjajshme
Fillimi