KFOR, certifikatë mirënjohje departamentit të Zhvillimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Trepçë

Shtabi qëndror i KFOR-it,  përmes oficerit për mjedis Fernando Ferreira, me motivacionin për përkushtimin e treguar në çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe bashkëpunimit me Shtabin qendror të KFORIT, Trepçës, përkatësisht departamentit të Zhvillimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të përfaqësuar nga Ali Ahmeti,  i dhurojë certifikatë mirënjohje.

Po ashtu me vendim të menaxherit Z. Ferat Shala, për kontributin e dhënë në fushën e mjedisit përmes inspektimit të formës së njohur KNO5, Trepça, ndau mirënjohje për Oficerin e mjedisit Fernando Ferreira si dhe Kolonel David Giesler nga KFORI amerikan me bazë në Bondstill të Ferizajt, i cili ishte pjesë e misionit të KFORIT në vitin 2011.

Me rastin e përfundimit të misionit Oficeri Ferrnando Ferreira, prezantoj edhe zëvendësin e tij i cili do vazhdoj misionin në vitin 2012, oficerin Pedro Ferreira.

KFOR, certifikatë mirënjohje departamentit të Zhvillimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Trepçë
Postime të ngjajshme
Fillimi