Manifestimi Java e Minatorëve
Manifestimi Java e Minatorëve
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-02-20 18:34:25

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë, se me rastin e përvjetorit të  23-të së grevave të minatorëve të Trepçës, nga data 20-28 shkurt 2012, mbahet manifestimi Java e Minatorëve. Me këtë rast, organizohen manifestime dhe veprimtari të ndryshme në përkujtim të kësaj ngjarje së lavdishme.
- Më 20 shkurt 2012, në Stantërg, në ora 11:00 mbahet një manifestim rasti, me të cilin hapet  Java e Minatorëve;
- Më 21 shkurt, në sallën solemne të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, duke filluar  nga ora 10:00 mbahet simpoziumi shkencor Trepça ndër shekuj,organizuar nga Instituti i Historisë së Kosovës dhe Lidhja e Historianëve Ali Hadri;
- Më 27 shkurt, në Kishnicë, në ora 11:00,  mbahet një manifestim solemn, kushtuar kësaj ngjarjeje historike.
Po ashtu, gjatë ditëve të Javës së Minatorëve, do të ketë edhe veprimtari kulturore e sportive, homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh etj.
Jeni të mirëseardhur!

Me respekt,
Bislim Muqa, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun dhe Medie në ndërmarrjen Trepça

Manifestimi Java e Minatorëve
Postime të ngjajshme
Fillimi