Ambasadori gjerman viziton Trepçën
Ambasadori gjerman viziton Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-03-05 15:35:58

 

Ndërmarrjen Trepça e ka vizituar Dr. Ernst Reichel, ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kosovës. Z. Reichel, në menaxhmentin e Trepçës është pritur nga menaxheri i kësaj ndërmarrje z. Ferat Shala. Ambasadorin gjerman, në këtë vizitë e shoqëronte kryetari i OEK-ut, z. Safet Gërxhaliu dhe stafi i tij i ngushtë.

Menaxheri Shala, e informoi ambasadorin gjerman për të kaluarën, të sotmen dhe perspektivën që do të ketë kjo ndërmarrje me potenciale të shumta për zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërkaq, z. Reichel, nga ana e tij, tha se Qeveria e vendit të tij do të vazhdoj ta përkrah Republikën e Kosovës si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, për zhvillimin më të shpejtë të saj.

Po ashtu, edhe kryetari i OEK-ut, z. Safet Gërxhaliu, u zotua se Trepça përherë do ta ketë përkrahjen e institucionit që drejton ai dhe komunitetit të biznesit.

Ambasadori gjerman viziton Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi