Konferencë shkencore për ekonomizimin e resurseve minerale
Konferencë shkencore për ekonomizimin e resurseve minerale
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-03-02 09:07:24

Organizuar nga Kolegji Universitar i Menaxhmentit Internacional–Globus dhe Instituti për Hulumtime Ekonomike me po të njëjtin emër, në Prishtinë, u mbajt konferenca shkencore me temën: Resurset minerale-bazë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Ekspert e studiues të shumtë, nga fusha e gjeologjisë dhe xehetarisë, dhanë ndihmesën e tyre përmes kumtesash, për rëndësinë që kanë resurset minerale për zhvillimin ekonomik të vendit.

Profesor Shyqyri Kelmendi, u paraqit i pari me kumtesën: Resurset minerale në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Profesor Kelmendi, në trajtesën e tij, resurset minerale për zhvillim të qëndrueshëm të një vendi, i trajtoj në kontekstin global, duke bërë krahasime dhe duke pasqyruar rritjen e kërkesave të tregut për metale me ngjyra.

Ndërkaq, Ferat Shala, menaxher aktual i Trepçës, në kumtesën e tij: Trepça-bartës i zhvillimit të sektorit minerarë, paraqiti argumente të shumta, pse ndërmarrja Trepça duhet të ketë rolin prijës, në zhvillimin e industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit së mineraleve të plumb-zinkut dhe atyre që i shoqërojnë ato. Veç tjerash, z. Shala, në kumtesën e tij, paraqiti në mënyrë skematike, se si do të kooperonte mes vete sektori publik dhe ai privat në këta sektorë të industrisë së metaleve.

Në mes seancash të kësaj konference, organizatorët e kësaj konference, nderuan me mirënjohje Akademik Minir Dushin, për kontributin e tij dhënë shkencës së xehetarisë.

Edhe në seancën e pasdites pati disa kumtesa që zgjuan interes tek auditori. Në fund, organizatori, për referuesit e konferencës shpërndau certifikata.

Konferencë shkencore për ekonomizimin e resurseve minerale
Postime të ngjajshme
Fillimi