Menaxhmenti i Trepçës viziton Prekazin
Menaxhmenti i Trepçës viziton Prekazin
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-03-06 14:55:02

Në kuadër manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, sot Prekazin e ka vizituar një grup i menaxhmentit të Trepçës, të prirë nga menaxheri i kësaj ndërmarrje z. Ferat Shala. Ata pasi vendosën buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve të kombit, vizituan edhe kullën e Jasharajve, ku u pritën nga kryefamiljari i kësaj familje, z. Rifat Jashari. Me këtë rast, Besim Haxhiu, ish-luftëtarë  i UÇK-së, aktualisht punonjës i ndërmarrjes Trepça, i dorëzoi Rifat Jasharit një palë dylbi të komandantit legjendar Adem Jashari, të cilat ai i kishte ruajtur me kujdes për 14 vjet më radhë.

Grupi i menaxhmentit Trepça, gjatë kthimit për në Mitrovicë, vizitoi edhe kullën e Tahir Mehës dhe Ahmet Delisë.

Menaxhmenti i Trepçës viziton Prekazin
Postime të ngjajshme
Fillimi