Ambasadori belg viziton Trepçën
Ambasadori belg viziton Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-04-04 15:19:03

Sot në ndërmarrjen Trepça ka qëndruar ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës z. Pascal H. Gregoire dhe znj. Genevieve Wlazel, atashe për çështje komerciale dhe ekonomike në këtë ambasadë.

Mysafirët belg, u pritën në zyrat e menaxhmentit të Trepçës nga menaxheri i kësaj ndërmarrje z. Ferat Shala me një pjesë të stafit të tij. Z. Shala, u paraqiti diplomatëve belg një prezantim për të kaluarën, gjendjen e tanishme, rolin që ka Trepça në ekonominë e vendit dhe perspektivën e saj.

Ndërkaq, diplomatët belg u interesuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes kompanive të vendit të tyre dhe Trepçës, në fusha të shumta ekonomike, veçanërisht, në ato që kanë të bëjnë me mjedisin.

Në fund, nga të dyja palët u ra dakord, që të nisin kontaktet me kompani të interesuara belge për trajtimin e problemeve mjedisore dhe të fushave të ndryshme ekonomike, për të parë mundësitë e ndonjë bashkëpunimi të mundshëm.

Ambasadori belg viziton Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi