Ekspertët gjerman ndihmojnë Trepçën
Ekspertët gjerman ndihmojnë Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-04-04 08:54:57

Një grup i ekspertëve gjerman, kanë qëndruar disa ditë në ndërmarrjen Trepça, si pjesë e një programi  konsulentë nga qeveria gjermane për këtë ndërmarrje. Grupit të këtyre ekspertëve iu printe Ralf Janus, drejtor i Bevecon-it (Agjencia e Privatizimit të Gjermanisë), ndërsa në përbërje të tyre ishin edhe z.  Sven Floeter, Friedrich-Carl Benthaus, nga LMBV dhe profesori i Universitetit të Humboldit, Franc Reisbek.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër e problemeve dhe nevojave që ka Trepça në periudhën e saj të ristrukturimit. Pas marrjes së informacioneve të duhura dhe përpunimit të tij, ata do të dalin me rekomandime, në bazë edhe të përvojës gjermane për ristrukturimin e  ndërmarrjeve të e ish-Gjermanisë Lindore

Kjo vizitë, është bërë pas një marrëveshje bashkëpunimi që muaj më parë është nënshkruar mes Ministrisë së Financave të Gjermanisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe është donacion i qeverisë gjermane.

Ekspertët gjerman ndihmojnë Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi