Zgjedhjet të reja në sindikatën e Trepçës
Zgjedhjet të reja në sindikatën e Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-04-06 15:46:37

Në minierën me flotacion Trepça në Stantërg më 02.04.2012 u bënë zgjedhjet e reja sindikale. Në mesin e 722 punëtorëve, u propozuan dhe njëherit u zgjodhën 73 delegat për kuvend. Po ashtu, u konstituua kuvendi i ri.

Në fillim të takimit, z..Beqir Maliqi, drejtor i minierës në Stantërg, përshëndeti të pranishmit dhe  ju uroi  mbarëvajtjen e këtij kuvendi sindikal. Ndërkaq, Halil Qela zëv.menaxher i Divizionit për Planifikim, Zhvillim dhe Miniera, pasi përshëndeti delegatët e këtij kuvendit sindikal, uroi që ata të zgjedhin më të mirët, në mënyrë që të drejtat e tyre të mbrohen denjësisht.

Zgjedhjet kanë qenë të shpallura nga kuvendi i kaluar i sindikatës me 14.03.2012, pas një raporti të punës dhe financiar të paraqitur nga kjo kryesi, i cili u pat miratua nga delegatët. Pas kësaj pune, u plotësuan kushtet për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Kuvendi kishte për detyrë që të bënte zgjedhjen e kryesisë prej 11 anëtarëve. Pas shumë diskutimeve, u vendos që të propozohen 22 kandidat, në mënyrë që, çdo kandidat për anëtar të kryesisë, të ketë edhe një kundërkandidat. Pas propozimit të kandidatëve, procedura vazhdoi me votim të fshehtë. Pas numërimit të votave u zgjodh kryesia e re prej 11 anëtarësh që kishin grumbulluar më së shumti vota.

Kryesia e sapozgjedhur, me votim të fshehtë, zgjodhi në krye të sindikatës së punëtorëve në minierën me flotacion Trepça në Stantërg, z.Nezir Behramin kryetarë.

Zgjedhjet të reja në sindikatën e Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi