Në Berlin për punë të Trepçës
Në Berlin për punë të Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-06-04 08:48:59

Të ftuar nga ekspertët gjermanë të institucioneve shtetërore dhe private të këtij shteti, ka qëndruar në Berlin një delegacion nga Kosova për çështjen e Trepçës. Në përbërje të delegacionit kosovar, kanë qenë: Ferat Shala, menaxher i ndërmarrjes Trepça, Fatos Meça, zyrtar i AKP-së për projektet e Trepçës dhe Ilir Morina, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Qëllimi kësaj vizite ishte diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave, ideve, për përgatitjen e një draft-dokumenti për vlerësimin e gjendjs aktuale të Trepçës, ku do të pasqyrohen nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes në fushën: juridike, ekonomike, sociale, mjedisore, si sfida me të cilat po përballet ndërmarrja. Në këtë kuadër, nga të dyja palët janë bërë prezantime të modeleve të ndryshme që kanë të bëjnë me ristrukturimin e ndërmarrjeve, siç është aktualisht Trepça.

Projekti është financuar nga Ministria e Financave të Gjermanisë, si ndihmë konsulente për formën e riorganizimit të Trepçës.

Gjatë muajit të ardhshëm, pritet që ekspertët gjermanë të angazhuar nga qeveria e tyre, ta përgatisin këtë draft-dokument që t’ia prezantojnë  menaxhmentit të Trepçës dhe AKP-së, me rekomandimet përkatëse për institucionet e Republikës së Kosovës

Në Berlin për punë të Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi