Aksident rrugor i familjes kosovare
Aksident rrugor i familjes kosovare
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-07-12 17:09:40

KUKËS- Tjetër familje kosovare pëson aksident tragjik rrugor në Shqipëri. Pas aksidentit në Lezhë me pasojë vdekjen e një vajze kosovare 10-vjeçare dy ditë më parë, kanë vdekur edhe dy vetë, babë e bijë, dhe pesë të plagosur në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 minuta në aksin rrugor Kukës-Kalimash. Një tjetër vajzë 10-vjeçare, Urata Kurti, është viktima fatkeqe e aksidentit të mbrëmshëm, por edhe Agim Kurti, babai i saj, 54 vjeç, ka humbur edhe ai jetën.

Ndërkohë nëna, Naxhije Kurti, pas aksidentit u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, ku mësohet se ndodhet në rrezik për jetën. 

Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare ka qenë duke u kthyer nga vendlindja e saj në Mitrovicë prej pushimeve verore, por parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti, tip 'Wolsvagen', me të cilin ata udhëtonin, të ketë dalë nga rruga, duke u përplasur me anësorët, për të përfunduar në një kanal. Si pasojë e aksidentit kanë  humbur jetën 2 anëtarë të së njëjtës familjeje, shtetasi Agim Kurti, 54 vjeç dhe vajza e tij, Urata Kurti, 10 vjeç. Ndërkohë, ka mbetur e plagosur rëndë  bashkëshortja, Naxhie Kurti, 51 vjeç,  si dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me automjetin tjetër, të përfshirë në aksident. Sipas policisë, të dy automjetet kanë qenë duke udhëtuar në drejtime të kundërta, kur papritur  janë përplasur me njëra-tjetrën, gjë që ka shkaktuar tragjedinë.

www.shekulli.com.al

Aksident rrugor i familjes kosovare
Postime të ngjajshme
Fillimi