Trepça i kthehet normalitetit
Trepça i kthehet normalitetit
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-07-20 12:23:22

Pas tre dit ndërprerje të punës së minatorëve të Trepçës, për shkak të vendimit të AKP-së për emërimin e z. Eset Ujkani, në pozitën e u.d. së menaxherit të kësaj ndërmarrjeje, dje ka përfunduar greva.

AKP e ka shfuqizuar vendimin e vet të datës 13 korrik dhe ka vendosur që tash e tutje u.d. i menaxherit të Trepçës të jetë z. Halil Qelaj, zëvendësmenaxher i deritashëm i Divizionit të Minierave dhe Planifikimit.

Z. Qelaj, ka qenë njëri nga tre të preferuarit e minatorëve grevist, për këtë post. Ai do ta ushtroj këtë detyrë, deri në zgjedhjen e menaxherit të Trepçës nga AKP, me konkurs të rregullt.

Sot, të gjithë minatorët dhe punonjësit e minierës së Stantërgut, u janë kthyer normalisht punëve të përditshme.   

 

Mitrovicë, më 20 korrik 2012   

Trepça i kthehet normalitetit
Postime të ngjajshme
Fillimi