Windows 8 do të ofroj opsionin provoje para se ta blesh
Windows 8 do të ofroj opsionin provoje para se ta blesh
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-07-26 23:15:17

 

Është mjaft keq kur blihet një aplikacion vetëm e vetëm që të shikohet se sa është i mirë, apo jo? Këtë gjë ndërmarrja Microsoft po planifikon që ta largojë – kur ju mund të mateni që ta përdorni një aplikacion nga dyqani i ardhshëm Windows 8, ju do të jeni në gjendje që falas ta provoni për shtatë ditë atë aplikacion para se të paguani për të.

Programi i përkohshëm pa pagesë mund të jetë një vegël e nevojshme për ndërmarrjen Microsoft që të kapërcejë sfidat e paraqitura nga minimumi i çmimit: Të gjitha aplikacionet për Windows 8 do të kushtojnë 1.49 dollarë apo më tepër (deri në 999.99 dollarë).

 Ky minimum është dukshëm më i lartë se sa minimumi prej 99 centësh në dyqanin App Store të ndërmarrjes Apple. Microsoft pa dyshim shpreson që çmimet më të larta të shitjes do të sjellin më tepër të ardhura – në fund të fundit, ndërmarrja sapo ka pasur humbjen e parë dhe të vetme të të ardhurave në historinë e vet.

Derisa jeni në gjendje që t’i riktheni aplikacionet për Android për një shpërblim brenda 1 minuti që kur është bërë blerja, Microsoft është duke e ofruar një opsion të vërtetë provoje para se ta blesh atë. Derisa është e qartë që kjo mund të jetë mjaft e mirëseardhur për poseduesit e ardhshëm të Windows 8, lajmi mund të prekë poashtu edhe sistemet tjera operative, normalisht, nëse kjo gjë del e suksesshme.

Në fund të fundit, nëse publiku e pëlqen këtë opsion, ai mund të bëhet një standard. (PC World Albanian)

Windows 8 do të ofroj opsionin provoje para se ta blesh
Postime të ngjajshme
Fillimi