Humb jetën minatori i Trepçës
Humb jetën minatori i Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-08-08 11:06:09

Pak minuta pas mesnatës së mbrëmshme, në minierën e Stantërgut, si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën minatori i Trepçës Habib Ymer Osmani, 31 vjeç, nga fshati Bare të komunës së Mitrovicës .

Aksidenti fatal ka ndodhur në punishten 144 të horizontit të dhjetë, të minierës së Stantërgut. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë organet e hetuesisë së shtetit dhe inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për të hetuar shkaqet e aksidentit. Po për këtë qëllim, nga stafi i menaxhmentit të Trepçës, është ngritur një komision ekspertësh, të cilët do të sqarojnë rrethanat e ndodhjes së këtij aksidenti.

I ndjeri Habib Osmani ka qenë pjesëtarë i UÇK-së dhe më pas i TMK-së, ndërkaq, në minierën e Trepçës është punësuar në dhjetor të vitit të kaluar. Ka qenë i martuar dhe pas vetës ka lënë dy fëmijë.

Humb jetën minatori i Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi