Galeritë e minierës së Artanës bëhen me hekurudhë të re
Galeritë e minierës së Artanës bëhen me hekurudhë të re
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-10-23 15:10:41

Gjatë gjithë verës së këtij viti, përveç prodhimit të xehes, në minierën e Artanës janë kryer edhe punë të shumta përgatitore, të cilat do të ndikojnë në shtimin e prodhimit në të ardhmen.

Sipas drejtorit të kësaj miniere, z. Musa Shabani, gjatë gjithë verës së këtij viti, krahas punës për shfrytëzimin e xehes, janë kryer edhe shumë punë për përgatitjen e punishteve të reja për nxjerrjen e xehes. Sipas tij, janë bërë: pastrime të galerive, këmbatisje, betonime të galerive, hapje dhe betonime galerish, mure mbrojtëse  etj. Po ashtu, pas 30 vjetësh, është bërë e mundur që të hiqet hekurudha e vjetër e horizontit të V dhe të vendoset hekurudha e re, në gjatësi prej 900 m, ndërkaq, janë riparuar edhe 150 m  të tjera hekurudhë.

Të gjitha këto punë, sipas drejtorit të kësaj miniere,  Musa Shabani, janë projektuar dhe realizuar nga ekipet inxhiniero-teknike të Departamentit të Minierave me Flotacion Kishnicë-Artanë dhe mjeshtërit e xehetarët e kësaj miniere.

Pas gjithë këtyre punëve të kryera, pritet që gjatë muajve të ardhëm, prodhimi të rritet ndjeshëm në këtë minierë të Trepçës.

Galeritë e minierës së Artanës bëhen me hekurudhë të re
Postime të ngjajshme
Fillimi