I pari i Mitrovicës viziton Trepçën
I pari i Mitrovicës viziton Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-10-20 17:27:32

 

Kryetari i Kuvendit Komunal së Mitrovicës, z. Avni Kastrati, sot ka bërë një vizitë në ndërmarrjen Trepça. Me këtë rast ai është takuar me u.d. së menaxherit të Trepçës, z. Halil Qela.

Kryetari Kastrati, e informoi z. Qela për punët dhe projektet që po kryhen në komunën e Mitrovicës, por edhe për vështirësitë dhe problemet sociale me të cilat përballen qytetarët e kësaj komune.

Ndërkaq, u.d. së menaxherit të Trepçës, z. Halil Qela, nga ana e tij, e informoi Kryetarin për ecurinë e punëve në Trepçë, të cilat i vlerësoi shumë pozitive. “Ne kemi arritur që për periudhën nëntëmujore, të prodhojmë 50% më shumë koncentrat, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar”, theksoi menaxheri Qela, duke qenë i bindur, që ky trend pozitiv i rritjes së prodhimit, do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u zotuan për thellimin e bashkëpunimit mes ndërmarrjes Trepça dhe komunës së Mitrovicës.

I pari i Mitrovicës viziton Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi