Përfaqësuesit e Trepçës në konferencën për promovimin e investimeve në Britani
Përfaqësuesit e Trepçës në konferencën për promovimin e investimeve në Britani
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-10-15 15:18:30

 

Dy zyrtar të lartë të menaxhmentit të Trepçës, Bislim Muqa, këshilltar i menaxherit të Trepçës dhe Hilmi Haxha shef i sektorit të financave të kësaj ndërmarrjeje, kanë marrë pjesë në konferencat për promovimin e investimeve në Shefild dhe Londër të Britanisë së Madhe.

Këto konferenca, janë organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht, Agjencia për Promovimin e Investimeve (API), që funksionon në kuadër të kësaj ministrie, Odës Ekonomike Britanike dhe ambasadës së tyre në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i kësaj nisme të MTI-së, është promovimi i Republikës së Kosovës, si vend me potenciale të madhe për investime të huaja.

Në këto konferenca, (Shifeld dhe Londër), morën pjesë ministrat e kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Blerand Stavileci, Ibrahim Makolli, drejtues të API-së, të AKP-së, komunitetit të biznesit etj.

Në paraqitjet e tyre, udhëheqësit e lartë kosovarë, para audiencës britanike, paraqitën fushat me interes për investime, siç janë: energjetika, minierat, bujqësia etj.

Ndërkaq, përfaqësuesit e ndërmarrjes Trepça, kanë realizuar një sërë takimesh bilaterale me kompani të sektorit minerar së Mbretërisë së Bashkuar, të cilat u interesuan për format e bashkëpunimit dhe mundësitë për të investuar në këtë ndërmarrje.

Përfaqësuesit e Trepçës në konferencën për promovimin e investimeve në Britani
Postime të ngjajshme
Fillimi