Trepça rrit prodhimin e koncentratit
Trepça rrit prodhimin e koncentratit
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-10-18 16:42:41

 

Edhe gjatë këtij viti, ndërmarrja Trepça ka vazhduar ecurinë e mbarë të këtyre viteve të fundit, me rritje të vazhdueshme të prodhimit dhe afarizmit pozitiv.

Minierat e Trepçës, ajo e Stantërgut dhe Artanës, gjatë periudhës nëntëmujore (janar-shtator), të këtij viti kanë nxjerrë 121.856 tonë xehe. Pas përpunimit të kësaj xehe në fabrikat e pasurimit të Trepçës, janë përfituar 10895 tonë koncentrat plumbi e zinku, që i bie rreth 50% më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Viteve të fundit në ndërmarrjen Trepça janë bërë investime të konsiderueshme në makineri dhe pajisje për miniera. Këto investime janë bërë nga mjetet e Buxhetit të Republikës së Kosovës, të dedikuara për investime kapitale, por edhe nga mjetet vetjake të ndërmarrjes.

Të gjitha këto, por edhe në saje të punës së palodhshme dhe angazhimit të gjithë punonjësve të ndërmarrjes Trepça, kanë mundësuar që për çdo vit të rriten shifrat e prodhimit dhe të krijoj stabilitet të afarizmit financiar së ndërmarrjes.

Trepça rrit prodhimin e koncentratit
Postime të ngjajshme
Fillimi