Ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitojnë Trepçën
Ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitojnë Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-10-23 14:46:51

Një grup ushtarakësh të lartë të Brigadës mbështetëse Operacionale, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në krye me gjeneral Iliaz Dërgutin, ka vizituar minierën Trepça Stantërg.

Në përbërje të këtij grupi oficerësh, ishin edhe dy oficerë të KFOR-it, z. Juul Stein dhe z. John Sverke , të cilët janë, njëkohësisht këshilltarë të kësaj njësie operacionale të FSK-së.

Qëllimi i kësaj vizite, siç tha gjenerali Dërguti, ka karakter informues, pra për t’u njohur nga afër me punët që bëhen aty, vështirësitë, por edhe sfidat me të cilat përballen minatorët tanë.  

Ushtarakët mysafirë, fillimisht u pritën në zyrat e drejtorisë së minierës, nga drejtori i kësaj  miniere z. Beqir Maliqi, i cili u tregoi mysafirëve për gjendjen e minierës, punët që bëhen aty, prodhimin dhe perspektivën e saj. Pastaj, z. Maliqi bashkë me ushtarakët, zbritën në horizontin e dhjetë (X), për t’iu treguar vizitorëve, se si punon kjo minierë.

Ushtarakët e lartë të FSK-së dhe të KFOR-it, vizituan edhe muzeun e ri të kristaleve, i përuruar në fillim të verës së këtij viti.

 

Ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitojnë Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi