Zyrtar të Trepçës trajnohen në Durrës
Zyrtar të Trepçës trajnohen në Durrës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-10-18 16:45:48

 

Zyrtar të Departamentit të financave dhe atij të burimeve njerëzore së administratës të ndërmarrjes Trepça: Alie Tmava, Albana Peci dhe Hafie Zeqiri, këto ditë, kanë ndjekur një kurs trajnimi në Durrës. Ky trajnim, është bërë nga fusha e menaxhimit të resurseve njerëzore. Aty janë trajtuar problemet e planifikimit të fuqisë punëtore, sfidat e sistemimit të punonjësve, siç janë: rekrutimi, trajnimi dhe zhvillimi. Pastaj, është shtjelluar mënyra e sistemimit të pagave, përfitimeve, duke përfshirë edhe sistemin për menaxhimin e performancës.

Përveç zyrtarëve të Trepçës, në këtë seminar kanë marrë pjesë edhe zyrtar të ndërmarrjeve dhe kompanive tjera kosovare, si ata të Fero-Nikel-it, Krativ etj.

Ne këtë trajnim, janë shtjelluar edhe analizat ekonomike, gjithnjë duke pretenduar tendencat e një ekonomie në hap me tregun e lirë.

Trajnimi është organizuar nga kompania e specializuar e Pay Tech, e cila kandidatët e këtij seminari i ka shpërblyer me certifikata.

Zyrtar të Trepçës trajnohen në Durrës
Postime të ngjajshme
Fillimi