Përfaqësuesit e Trepçës në konferencën e Londrës
Përfaqësuesit e Trepçës në konferencën e Londrës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2012-12-11 17:37:19

Në Londër, këto ditë është mbajtur konferenca ndërkombëtare Minierat dhe Paraja (Mines and Money). Në këtë konferencë, Republikën e Kosovës e kanë përfaqësuar, pjesëmarrës nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Trepça. Ndërmarrjen Trepça e kanë përfaqësuar, menaxheri aktual i saj, z. Halil Qela dhe këshilltari i tij për çështje profesionale, prof. dr. Shyqyri Kelmendi. Këta, e kanë prezantuar Trepçën para pjesëmarrësve të shumtë, nga vende të ndryshme të botës, për potencialin e madh ekonomik që ka kjo ndërmarrje. Po ashtu, menaxheri Qela dhe prof. Kelmendi kanë pasur takime të shumta me ekspert dhe afarist të fushës së minierave, që kanë shfaqur interes për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në Trepçë.

Gjatë ditëve sa ka zhvilluar punimet konferenca, ka qëndruar e hapur stenda e Trepçës dhe është vizituar nga shumë pjesëmarrës së kësaj ngjarjeje. Ata kanë marrë informacionet e nevojshme, për mundësitë që ofron Trepça dhe përgjithësisht sektori minerar i Republikës së Kosovës për investitorët e huaj.

Përfaqësuesit e Trepçës në konferencën e Londrës
Postime të ngjajshme
Fillimi